Një grup i strukturuar kriminal në fushën e trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Gjermanisë, është kapur nga policia shqiptare, në një super-aksion që ka çuar në ndalimin e 4 personave në Tiranë, i cili ende vijon. Leonard Duka dyshohet të jetë koka e këtij grupi, ndërsa bashkë me të u arrestuan Elvis Gaçaj, Oltion Loga dhe Dritan Agaj
Urdhër-arrestet janë firmosur nga Prokuroria për Krime të Rënda, ndërkohë që janë kryer një sërë kontrollesh në disa banesa në kryeqytet. Aksioni i sotëm u krye për të parandaluar një vrasje e cila ishte planifikuar dhe do kryhej nga ky grup personash.
Report Tv mëson përmes burimeve konfidenciale, se deri në këto momente janë kapur armë dhe makina të blinduara. Një automjet i blinduar, BMW seria 7 është me targa të Rusisë, foton e të cilës Shqiptarja.com e siguron ekskluzivisht. Mjeti blinduar është kapur nga policia pranë shkollës "Partizani", nga skuadra operacionale, dhe i përket pikërisht të arrestuarit Elvis Gaçaj.
Procedimi ka nisur nga sektori i Anti-drogës dhe më pas ka hyrë në lojë Prokuroria për Krimet e Rënda