Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e Korçës ka goditur një grup kriminal që merrej me kultivimin e drogës. Në pranga janë vënë 7 persona, mes tyre edhe një organizator, ndërsa organizatori tjetër dhe një kultivues janë shpallur në kërkim.
"Operacioni i kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit u zhvillua në fshatin Velçan pas një hetimi disa mujor dhe është ndjekur me metoda speciale hetimi, përmes përgjimit, vëzhgimit, kamulfimit dhe agjentëve policor të atashuar në zonën ku ishte planifikuar të zhvillohej aktiviteti kriminal në fshatin Velçan", sqaron policia.
Hetimi intensiv, nisi me regjistrimin e çështjes në Prokurori dhe mbajtjen nën vëzhgim të personave të dyshuar që porositën dhe po merreshin në terren me mbjelljen dhe kultivimin e bimëve të kanabisit.
"Qëllimi ishte, ashtu siç u finalizua gjatë operacionit policor, të goditeshin jo vetëm kultivuesit, por edhe organizatorët dhe sponsporizuesit e këtij aktiviteti kriminal", thuhet në njoftimin e policisë.
Disa prej personave kanë qenë të implikuar edhe më herët në kultivim dhe shitje droge.
Të arrestuarit janë:
1-Selman Bitaj, 40 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?, (në rolin e organizatorit)
2- R.B, 17 vjeç,(kultivues)
3- Poliksen Haxhiraj, 25 vjeç, (kultivues)
4-Armand Pashollari, 30 vjeç, (kultivues)
5- Jani Ibrahimllari, 49 vjeç,(kultivues)
6-Vendim Fejzaj, 27 vjeç, (kultivues)
7-Ligor Fejzaj, 56 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale ?Kultivimi i bimëve narkotike?, të cilit iu gjet dhe sekuestrua një armë tip "Shotgun", pa leje (në rolin e rojes).
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:
1-N.I, 36 vjeç,(organizator)
2- E.Ç, 26 vjeç, të dy të dënuar më parë për veprën ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve? (bashkëpunëtor në kultivim).
Në lidhje me këtë rast u bë ndalimi edhe i shtetasit Enver Pashollari, 59 vjeç, me detyrë Kryetar i fshatit Velçan, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke mos raportuar veprimtarinë kriminale të shtetasve të mësipërm.
Gjatë operacionit u dokumentua veprimtaria kriminale e ushtruar në territorin e fshatit Velçan, Njësia Administrative Gorë, në të cilin u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan një sasi bimë të dyshuara Cannabis Sativa.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/korce-goditet-grupi-kriminal-i-kulitivimit-te-droge-7-ne-pranga-organizatori-ne-kerkim