Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në një operacion të gjerë antidrogë të zhvilluar në Shqipëri, Maqedoni, Greqi dhe në Bullgari janë arrestuar 30 persona, ndërsa janë shpallur në kërkim 23 të tjerë.
Policia e Shtetit në bashkëpunim me partnerët në Kosovë, Maqedoni, Serbi, Bullgari, Turqi dhe Itali, DEA-n amerikane dhe SELEC kanë finalizuar një ndër operacionet më të gjera kundër narkotrafikut, të koduar ?Ballkan?.
Hetimet në Shqipëri janë ndjekur nga Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda.
Hetimet nisën në vitin 2015. Përgjatë 15 muajve, operacioni u krye në partneritet me organet lizgjzbatuese të vendeve të rajonit dhe në bashkepunim me DEA dhe SELEC.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/goditet-grupi-kriminal-i-trafikut-te-droges-ne-ballkan-arrestohen-14-persona/