Një grup ndërkombëtar droge është shkatërruar nga policia e shtetit, ku 30 persona kanë rënë në prangat e policisë dhe 23 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Kjo është bërë e ditur gjatë një konference për shtyp të policisë dhe prokurorisë së Krimeve të Rënda, operacion në të cilin janë sekuestruar 26.6 kg heroinë dhe 1.8 kokainë.
Për finalizimin e këtij operacioni janë kryer hetime 15 mujore nga DEA amerikane dhe Select.
Mes të arrestuarve ka edhe biznesmenë.