Report TV - Elbasan, Çapjat gjuajnë policinë kapen dy persona, një në kërkim

Report TV 2016-06-08

Views 3

Përplasje me armë zjarri mes anëtarëve të fisit Çapja dhe policisë në Elbasan.

Gjithçka ndodhi pasi disa persona të këtij fisi kanë qëlluar me breshëri automatiku në ajër ndërkohë që ata prej kohësh ishin në mbikëqyrje të forcave të policisë pas konflikteve që kanë pasur, më i fundit ai i para dy ditëve, ku mbeti i plagosur Bledar Muça, mik i Florenc Çapjas.

Më pas ata kanë qëlluar dhe në drejtim të policisë e cila i është kundërpërgjigjur zjarrit.

Nga të shtënat nuk ka pasur të plagosur. Policia ka mundur të arrestojë dy prej autorëve të kësaj ngjarje, ndërkohë që ka shpallur në kërkim një person të tretë.

Ndërkohë që pak minuta pas sinjalizimit të këtij krimi janë njoftuar dhe forcat speciale RENEA, të cilat kanë mbërritur në vendngjarje me një autoblind dhe një forgon.

Ato kanë filluar të kontrollojnë të gjithë zonën pranë Kishës së Shën Piut, aty ku jeton dhe ky fis.

Autorët kanë qëlluar nga një automjet Peugeot dhe më pas e kanë braktisur atë në tentativë për ti shpëtuar policisë.

Share This Video


Download

  
Report form