8 milion euro është investimi për rikonceptimin e bulevardit "Ismail Qemali" në Vlorë. Ky segment rrugor prej 1.7 km nga rrethi i Skelës deri të Xhamia në qendër të Vlorës është konceptuar nga të dy krahët me trotuare me gjerësi 50 m.
Ndërkohë, ka nisur mbjellja e pemëve të llojit rrap dhe e 650 llojeve të pemëve dekorativë me një lartësi 12 m.
Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, është shprehur se ky investim i nisur prej një viti do të përfundojnë në nisje të sezonit të ri turistik.
"Ky bulevard do të jetë në përdorim nga qytetarët në prag të sezonit turistik. Disa pjesë janë hapur, disa pjesë të gjlebërimit kanë mbërritur. Është duke u punuar në maksimium 24 orë në ditë gjatë gjithë kohës. Gjatësia është rreth 2 km pa parkim makinash. Gjithë sipërfaqja rreth xhamisë dhe shtëpisë se Beut do jetë një sipërfaqe për këmbësorë me një gjlbërim masiv.
Në gjithë bulevardin do jenë 650 pemë të reja, ku 310 janë rrap në dy korsi në dy krahët e bulevardit. Ka qenë një kërkesë e kryebashkiakut që ky bulevard të ishte në favor të Vlorës. Një pyll të gjelbëruar mes qytetit. Një bulevard i përmasave të tilla, ajo që ne duam është përdorimi i kësaj hapësire gjatë gjithë ditës. Ajo që është përdorur në trotuar dhe pjesët ku janë kryqëzimi është gur i trevave të qarkut të Vlorës. Ka qenë një diskutim me arkitektët ku po përdoren gurje nga trevat e vendit tonë", tha Leli.
Për shtrimin e trotuarëve janë përdorur gurë nga trevat e rrethit të Vlorës, ndërsa investimi ka prekur edhe fasadat e pallateve përbri bulevardit.