RTV Ora - Bulevardi i Ri, banorët mbrojnë banesat, përplasen me policinë me gurë e lopata

Ora News Lajme 2019-05-24

Views 2

#rtvora
Nisma për shembjen e 38 banesave në bulevardin e ri, përfundoi me gurë dhe përplasje mes policisë dhe banorëve, në zonën e Bregut të Lumit. Pas më shumë se dy orë përballje, operacioni u ndërpre, ndërsa u paralajmërua se për shkak që ndërtesat janë skualifikuar nga legalizimi nuk do të mund të marrin kompensim financiar. Si zgjidhje familjeve u është dhënë strehimi në banesa sociale

Tirane- Fadromat dhe forcat e policisë nisën herët në mëngjes, (8 prill) aksionin për shembjen e 38 banesave, për ti hapur rrugë vazhdimit të bulevardit të ri në Tiranë. Prezenca e tyre vuri në alarm banorët të cilët dolën për të bllokuar rrugën.

Me lopata dhe gurë ndër duar banorët u shprehën të vendosur për të mbrojtur shtëpitë e tyre. Disa gra të zonës u vendosën pranë fadromës, por u larguan prej aty nga forcat e policisë. Për të mos lejuar ndërhyrjen e forcave të rendit të rinjtë u vendosën mbi taracat e shtëpive, duke qëlluar me gurë drejt efektivëve. Të tjera sende të forta u hodhën dhe prej protestuesve.

Si pasojë e goditjeve u thyen edhe mburojat që efektivët përdorën për të shmangur sendet e forta që hidheshin drejt tyre

Banorët kërkuan shpronëzimin e objekteve para nisjes së punimeve të bulevardit të ri

"Duam shtepia te vleresohet ose te mbrohet me gjak. Duam djersën tonë. Të na japin shpronësimin dhe ne dalim"

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/bulevardi-i-ri-banoret-kundershtojne-prishjen-e-banesave-me-gure-e-lopata

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form