E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA në Tiranë, Leyla Moses Ones, vlerësoi hapat që janë bërë për Reformën në Drejtësi.
Zyrtarja amerikane kërkoi më shumë hetime nga prokuroria dhe në të njëjtën kohë tregoi mbështetjen e SHBA-së për institucionet e reja që po krijohen.
Leyla Moses Ones: Reforma në drejtësi ka ecur përpara dhe nuk do të ndalet. Zyrtarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke asistuar në ngritjen e SPAK. Ndihma jonë do të vazhdojë për Këshillin e Lartë Gjyqësor, atë të Prokurorisë dhe SPAK. SHBA po këshillon nga afër prokurorët shqiptar dhe po sjellin ndjekje të dukshme të çështjeve penale.
Moses Ones, shprehu mbështetjen e SHBA-së edhe për modernizimin e mëtejshëm të policisë.
Ndërsa, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, e cilësoi projektin për modernizimin e policisë si një hap të rëndësishëm të policisë në luftën kundër krimit.
Tv Klan