Calavera, Metës: Reforma në drejtësi nuk ndalet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-05-30

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kritikat e presidentit te republikës Ilir Meta ndaj reformës ne drejtësi kane nxitur reagimin e faktorit ndërkombëtar, i cili është rreshtuar ne mbrojtje te kësaj reforme. Shefja e Operacionit Ndërkombëtar te Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera ka publikuar nje opinion ku i përgjigjet drejtpërdrejt sulmeve edhe pse pranon vonesat ne zbatimin e plote te reformës.?Kjo nuk justifikon sulmin ndaj procesit në kushte të padrejta dhe të papranueshme, duke përfshirë edhe rastet kur u drejtohet personalisht anëtarëve individual të institucioneve të vetingut.?Shefja e ONM e ka bere te qarte se reforma do te vazhdoje?Disa njerëz mund të kenë frikë nga reforma gjyqësore dhe të jenë të gatshëm ta pengojnë atë, por kjo nuk mund të lejohet.? Në lidhje me shqetësimin për mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese Calavera sqaron se Këshilli i Emërimeve ne Drejtësi po punon, duke vene ne dukje se cilesia nuk duhet sakrifikuar per hir te kohës.?Mungesa e kuorumit në Gjykatën Kushtetuese ka qenë, sigurisht, një çmim shumë i lartë për t?u paguar për tranzicionin.?Përballë kritikave që nuk kanë munguar nga presidenti, opozita apo edhe figura publike, shefja e ONM ka theksuar se qëndrimi i faktorit ndërkombëtar nuk ndryshon.?BE-ja, së bashku me SHBA-në në ONM, do të vazhdojë ta mbështesë këtë proces në mënyrë që populli shqiptar të përfitojë nga reforma.?Kritikat ndaj procesit te zbatimit te reformës ne drejtesi nuk kane munguar përgjatë 3 viteve te fundit: vetëm dy dite me pare kryetari i shtetit Ilir Meta deklaroi se reforma nuk mund te quhet e suksesshme persa kohe qe vendi ka mbetur pa gjykate kushtetuese.

Share This Video


Download

  
Report form