Ora News - Reforma në drejtësi, Balliu: Rama mban në administratë ata që nuk kalojnë vettingun

Ora News Lajme 2020-02-16

Views 1

#rtvora #oranews

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Rama se po përdor standard të dyfishtë në lidhje me pastrimin e sistemin e drejtësisë nga të korruptuarit. Në një deklaratë për mediat, ish-deputeti demokrat Klevis Balliu, tha se vendimi për t?i gjetur një punë në shtet bashkëshortes së nënkryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, pasi ajo dështoi të kalojë vetingun, është një nga rastet më flagrante të këtij standardi.

Klevis Balliu: ''E gjithë propaganda e Edi Ramës për gjoja pastrimin e sistemit të drejtësisë nga të korruptuarit rrëzohet nga një vendim i vetë qeverisë së Edi Ramës për të mbajtur në administratën e tij ata që nuk e kalojnë vetingun. Një nga rastet më flagrante të standardit të dyfishtë të Edi Ramës është vendimi për t?i gjetur një punë në shtet bashkëshortes së nënkryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, pasi ajo dështoi të kalojë vetingun.''

Këshilltarja e Gjykatës së Lartë, Elona Kana, u tërhoq nga sistemi i drejtësisë pak para daljes së vendimit të vetingut, sepse nuk justifkonte dot pasuritë e saj dhe të shërbëtorit të Ramës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Por me një vendim qeverie këtë javë, Edi Rama e ka emëruar bashkëshorten e Denar Bibës në një post në Entin Rregullator të Ujit. Megjithëse nuk justifikoi pasurinë, megjithëse u tërhoq para se vetingu ta shkarkonte nga detyra e këshilltarës në Gjykatën e Lartë, kamikazi i Edi Ramës në KQZ, i cili organizoi votime të paligjshme pa opozitën, u shpërblye.''

Sipas Balliut lufta kundër korrupsionit në dorën e kryeministrit është vetëm propagandë. Ai nënvizoi faktin që kreu i qeverisë hedh në kosh edhe një nga kushtet kyç të Bundestagut për hapjen e vërtetë të negociatave me Shqipërinë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/reforma-ne-drejtesi-balliu-rama-perdor-standard-te-dyfishte-mban-ne-administrate-ata-qe-nuk-kalojne-vettingun

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS