Report TV -Nis rikonstruksioni i godinës Nr.24 në Qytetin Studenti

Report TV 2019-05-24

Views 0

Pas rikonstruksionit të 10 konvikteve të para, Bashkia e Tiranës ka nisur ndërhyrjen për transformimin rrënjësor edhe të godinës Nr. 24 në Qytetin Studenti. Punimet në këtë fazë të parë janë përqendruar në mjediset e përbashkëta, ato higjeno-sanitare, korridore, tarraca dhe fasada e godinës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet që po kryhen në këtë konvikt, ndërsa shprehu mirënjohjen për sipërmarrësit privatë, që edhe këtë herë treguan përgjegjësi të madhe sociale, duke iu bërë krah Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë për të përmirësuar kushtet e jetesës së studentëve.

?Tani që bëjmë bilancin dhe kriza ka kaluar, e që po numërojmë konviktin e 11-të që po rikonstruktohet, duket kollaj, por nuk do të ishim këtu nëse nuk do ishte dashamirësia, bujaria dhe solidariteti i të gjitha kompanive. Pavarësisht se nuk kanë asnjë detyrim e pavarësisht se paguajnë taksa, e pavarësisht se për ta dhe industrinë e ndërtimit taksa është 10-fishuar, do të thotë që kur dikush e ndjen përgjegjësinë sociale bëhet solidar, pavarësisht detyrimeve të tjera ligjore e taksative që ka?, tha Veliaj.

Kryebashkiaku siguroi se pas përfundimit të punimeve në mjediset e përbashkëta, gjatë verës do të vijojë faza e dytë e rehabilitimit të dhomave ku jetojnë studentët. ?Ky është një moment i shkëlqyer për Tiranën dhe studentët. Sot jemi në një situatë kur, jo vetëm kanë mbaruar 11 konvikte, por besoj që me lirimin e konvikteve gjatë pushimeve të verës, do kemi mundësi ideale për të ndërhyrë nëpër dhoma dhe për mobilimin e tyre. U jam sot shumë mirënjohës studentëve që respektuan pjesën e tyre të Paktit me Universitetin: Ne morëm përsipër detyrimet tona, ata morën përsipër detyrimet e tyre. Ftesa për studentët është të mbajmë paktin siç e kemi nisur, e siç po shohim, të paktën në Tiranë premtimi po mbahet, çdo javë nga një konvikt?, u shpreh Veliaj.

Ai theksoi se ndonëse Pakti për Universitetin ia lë përgjegjësinë e prodhimit të kartës së studentit universiteteve, Bashkia e Tiranës do të marrë përsipër që ta prodhojë vetë atë, shoqëruar me një sërë shërbimesh që ofrohen falas ose me tarifa të reduktura.

Share This Video


Download

  
Report form