Report TV - Nis viti i riakademik, rikonstruktohen dy godina të tjera në 'Qytetin Studenti'

Report TV 2019-10-14

Views 2

TIRANE - Universitetet çelën sot dyert për vitin e ri akademik 2019-2020, ku Tirana pret edhe numrin më të madh të të rinjve nga i gjithë vendi. Por, kësaj radhe, ky vit akademik i gjen studentët që jetojnë në ?Qytetin Studenti? me kushte shumë herë më të mira. Gjatë verës, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me qeverinë dhe donatorët, ka rikonstruktuar godinat rezidenciale dhe u ka dhënë një pamje të re ambienteve të brendshme, në përmbushje të Paktit për Universitetin.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi përfundimin e punimeve në dy godinat Nr. 24-25 në ?Qytetin Studenti?, ku jetojnë rreth 500 studente, ndërkohë që puna po vijon edhe në dy godina të tjera. ?Erdhi ajo kohë e vitit kur duhet t?u themi ?Mirë se erdhët në Tiranë? gjithë studentëve, por këtë vit mirëseardhja është krejt e veçantë. Dua të falenderoj me zemër të gjithë kolegët e stafeve tona në ?Qytetin Studenti?, që kanë punuar gjithë verën për t?u siguruar që kushtet të jenë optimale. Po hapim sot një konvikt të ri vajzash, të rikonstruktuar, ndaj u themi të gjithë studentëve shumë suksese, mirë se erdhët në shtëpinë e dytë?, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Ai theksoi se ky është një tjetër premtim i mbajtur nga ai dhe kryeministri Rama, për studentët në vijim të plotësimit të pikave të Paktit për Universitetin. Sipas Veliajt, krahas përmirësimit të kushteve infrastrukturore, studentët kanë mundësi të përdorin edhe kartën e studentit, e cila ofron një listë të gjatë lehtësirash dhe shërbimesh. ?Kemi mbajtur fjalën me kryeministrin për Paktin e Universitetit, duke kërkuar që studentët të respektojnë pjesën e tyre të paktit, kurse ne pjesën tonë. Pra, ata u rikthyen në studime dhe dolën shkëlqyer, kurse ne u rikthyem në punë, prodhuam Kartën e Studentit, e cila duke filluar nga kjo javë do të vazhdojë të shpërndahet në të gjitha fakultetet e Tiranës, dhe shumë shpejt do të fillojmë edhe në fakultetet private, që edhe ata të përfitojnë nga lehtësirat, nga aboneja dhe kursimet që vijnë prej saj?, u shpreh ai.

?Ndonjëherë kur kushtet janë spartane, kur mungon higjiena, kuptohet pse njerëzit bëhen të dhunshëm, kuptohet pse janë vandalë, kuptohet pse prishin hapësirat publike. Kur rriten në kushte model, kur rrethohen me gjelbërim, me dashuri, kur iu shërbehet me mirësjellje, bëhen edhe ata ashtu?, deklaroi Veliaj.

Share This Video


Download

  
Report form