#rtvora
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur garën për zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm.
Kryetari Gent Ibrahimi tha se rregullorja për vlerësimin e kandidatëve ka hyrë në fuqi të premten dhe për rrjedhojë tashmë është hapur faza e depozitimit të kandidaturave.
Gent Ibrahimi: "Ne sot do të shpallim thirrjen dhe brenda 30 ditëve do të dimë cilët janë kandidatët. Më pas Këshilli do të marrë 40 ditë kohë për verfikimin e plotësimit të kushteve dhe renditjen e kandidatëve sipas meritës"
Kreu i KLP bëri me dije se procesi për kryeprokurorin e ri do të zgjasë 45 ditë dhe në fund, edhe nëse parlamenti nuk e miraton dot emrin, kryeprokuror do të emërohet i pari në listën e KLP.
Sipas Ibrahimit, këtë javë nis vlerësimi I kandidatëve për SPAK-un, por ai shtoi se ky proces do të zgjasë nga vettingu.
Gent Ibrahimi: "Po nuk qe në gjëndje të vendosë Kuvendi renditja jonë mbetet Kështu që po prokurin e Përgjithshëm do e kemi brenda korrikut. Për SPAK afatet janë të paparashikueshme pasi lidhet dhe me vetingun e kandidatëve. Ne bëjmë verifikimet tona dhe renditjen por ama duhet të kalojnë dhe procesin e vetingut.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/brenda-korrikut-kemi-prokurorin-e-pergjithshem-sot-hapet-gara
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz