TV Ora - Hapet gara për Prokurorin e Përgjithshëm, kriteret që duhet të plotësojnë

Ora News Emisione 2019-03-19

Views 0

#tvora #

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar dy rregulloret për kandidatët për SPAK dhe Prokurorin e Përgjithshëm. Gara pritet të hapet pas botimit të rregulloreve në fletoren zyrtare ndërsa kreu i KLP-së Gent Ibrahimi ngriti edhe një herë si shqetësim mungesën e kushteve të punës të institucionit. Përzgjedhja e kandidatëve do të monitorohet nga misionet e asitences ndërkombetare

Tirane- Pasi është drejtuar për një vit e gjysmë nga një kryeprokurore e përkohshme , organi i akuzës tashmë po përgatitet të ketë në krye një prokuror me mandat shtatë vjeçar. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka deklaruar në mbledhjen e kësaj radhë të hapur garën për kryeprokuror duke përcaktuar edhe kriteret për përzgjedhjen e kandidateve, që janë kriteri profesional, ai moral, vlerësimi organizativ dhe element shtesë është pervoja në jetën akademike e titujt shkencorë.

Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi në një prononcim për mediat tha se kandidatët duhet patjetër të kenë titullin 'Doktosh shkencash' për të hyrë në garë dhe dha garanci se procedura nga ana e tyre do të zhvillohet brenda afateve të përcaktuara.

Gent Ibrahimi: "Duhet të kenë patjetër titullin 'Doktor shkencash' për të hyrë në garë. Ndërsa titujt e tjerë akademik shërbejnë si një plus për të marrë dy pikë të tjera. E rëndësishme është të kemi meritokraci, që plotësojnë më mirë kriteret. Përgjegjësia me kushtetutë për përzgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm i takon politikës. Ne do përzgjedhim tre kandidatët më të mirë dhe ia dërgojmë Kuvendit, që do përzgjedhë atë që e konsideron më të pranueshëm, qoftë ky i treti në listë. Në kushtet e mungesës së një shumice, i takon KLP të jetë vendimtar."

Kandidatet e SPAK- Po në këtë mbledhje u përcaktuan edhe kriteret për kandidatët për SPAK që do të përzgjidhen në baze të një kriteri pikëzimi, ku anëtaret e KLP-së do të kenë një afat 6 javor për të filtruar kandidatet nga ana profesionale dhe pas përfundimit të afatit dy javor do te zhvillohet intervista me kandidatet e kualifikuar.

Prokurori që kandidon për SPAK duhet të kalojë të dy proceset e vettingut.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/hapet-gara-prokurorin-e-pergjithshem?fbclid=IwAR0nP7tmJfVgfVu5hL-zdEAvG_NkrgEMguRxm2RPkEsXh0S7OWUXFC2iGVk

Follow TV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS