Ora News – Hapet rruga për prokurorin e ri, brenda 5 ditëve kandidatët të dorëzojnë CV

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Maxhoranca vetëm me votat e saj miratoi projektvendimin për zgjedhjen e një Prokurori të Përgjithshëm të përkohshëm sipas rekomandimeve të partnerëve ndërkombëtarë EURALIUS dhe OPDAT. Duke kundërshtuar këtë vendim, opozita braktisi mbledhjen e Komisionit të Ligjeve dhe si zgjidhje parashtroi ndryshimin e dispozitave kushtetuese, për të dalë nga kjo situatë ngërci sic e quajtën demokratët.

Tirane- Komisioni i ligjeve miratoi sot (7 dhjetor 2017) vetëm me votat e maxhorancës projektvendimin që i hap rrugë zgjedhjes së një prokurori të ri të përkohshëm nga parlamenti. Projektvendimi që u prezantua nga deputeti socialist, Bledi Çuçi parashikon zgjedhjen e prokurorit me shumicë të thjeshtë. Prokurori i përkohshëm duhet të emërohet brenda afatit 30 ditor.

1- Shpallet publike vendi vakant.

2 -Ftohen prokurorët me më shumë eksperiencë që brenda 5 ditëve nga miratimi i këtij vendimi të depozitojnë pranë Komisionit përgjegjës një kurrikulum dhe pëlqimin e tij për kandidim.

3- Pas depozitimit të kërkesave, komisioni cakton seancë dëgjimore.

4- Pas seancës dëgjimore publike, komisioni shqyrton brenda dy ditësh kritetet e vetëofruara të kandidatëve dhe harton raportin për kuvendin

5- Kuvendi në seancë plenare voton përcaktimin e prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm.

Opozita kunder

Ky projektvendim u kundërshtua fort nga deputetët e opozitës të cilët pretendojnë se kemi të bëjmë me një boshllëk kushtetues ku asnjë institucion nuk ka të drejtë të shpallë mbarimin e mandatit të prokurorit aktual, Adriatik Llalla.

Enkelejd Alibeaj: "Deklarimin e përfundimit të mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm e bën Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Bëjmë një ftesë politike, nëse do të hidhni këtë hap të gabuar në këtë qorrsokak do të acaroni klimën politike të këtij vendi kur nuk ka arsye. Nëse do të hidhni këtë hap do të bëni një kapje të sistemit të drejtësisë të qartë pa asnjë lloj dyshimi.

Po ndodh një gjë e pazakontë. Po nisni procedurën për të zgjedhur Prokurorin e Përgjithshëm. Ku e gjen të drejtën sekretari i Pergjithshem i Kuvendit të iniciojë një procedurë parlamentare të pakërkuar. Nuk është tentativë, por është fakt që ju po nisni procedurën për të rrëmbyer kreun e akuzës me ato kompetenca që ka. Ku buron kjo? Ju mund të keni probleme personale me Llallën por kam përshtypjen se keni dhe problemin e dosjeve të korupsionit që po heton Llalla. Ftesa ime është t'i thërrasim arsyes.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/mandati-i-kryeprokurorit-mblidhet-komisioni-i-ligjeve

Share This Video


Download

  
Report form