Report TV -22 vjet nga tragjedia e Otrantos, familjarët kërkojnë drejtësi

Report TV 2019-05-22

Views 7

22 vjetori i Tragjedisë së Otrantos, një nga më të dhimbshmet në historinë e tranzicionit postkomunist në Shqipëri, është përkujtuar edhe këtë vit në Portin e vlorës.

Familjaret e tyre i kanë përkujtuar 81 viktimat, nga të cilët 24 të humbur, në një ceremoni, ndërsa kanë kërkuar vetëm drejtësi.

Ata kanë hedhur lule në det, e mes lotësh kanë bërë deklarata për ndëshkimin e fajtorëve.

Në 28 mars të vitit 1997 rreth 115 shqiptarë po udhëtonin me anijen ?Katri i Radës? drejt Italisë. Pas rreth 4 orësh lundrim në det, kanë mbërritur në Kanalin e Otrantos, aty ku dhe u godit nga anija luftarake italiane ?Sibila?. 57 persona humbën jetën, 24 u deklaruan të humbur dhe vetëm 34 arritën të mbijetonin.

Share This Video


Download

  
Report form