Në prag të 10-vjetorit të tragjedisë së Gërdecit, familjet e 26 viktimave vazhdojnë të kërkojnë drejtësinë e munguar. Cikli ?Gjurmë Shqiptare? i gazetarit Marin Mema, është rikthyer në këtë zonë, për të risjellë zërin e banorëve, ndryshimet, presionin, dhimbjen si dhe kërkesën e tyre drejtuar prokurores së re, për të rihapur këtë çështje.