Ora News - 21 vite nga tragjedia e Otrantos, familjarët përkujtojnë viktimat, kërkojnë “drejtësi”

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kjo e mërkurë 28 mars, shënon 21 vjetorin e tragjedisë së Otrantos, me 81 viktima dhe 24 të zhdukur në det.

Për familjarët është një ditë përkujtimi për të afërmit dhe thirrjeje për drejtësi.

Të veshur me të zeza, me buqeta lulesh në duar, ata bënë homazhe në vendin nga ku u nis anija me 115 persona në bord.

Anija u godit në ujërat tona territoriale nga anija ushtarake italiane Sibila, por për familjarët e viktimave ngjarja ishte vrasje.

"Qëllimi jonë nuk është vetëm dëmshpërblimi, por fajtorët e kësaj tragjedie dhe ata që dhanë urdhër qofshin ata shqiptarë apo italianë,"-tha një familjar.

Për tragjedinë janë zhvilluar shumë seanca gjyqësore dhe ka pasur vetëm dy dënime simbolike të drejtuesve të anijeve respektive. Por familjarët të grupuar rreth një shoqate, thonë se nuk do të ndalen kurrë për të kërkuar ndëshkimin e fajtorëve.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/21-vite-nga-tragjedia-e-otrantos-familjaret-perkujtojne-viktimat-kerkojne-drejtesi

Share This Video


Download

  
Report form