RTV Ora – Gjuha shqipe në Universitet, gjuhëtarët: E vendos Senati Akademik, jo Qeveria

Ora News Lajme 2019-05-22

Views 0

#rtvora
Nisma e qeverisë, që parashikon futjen e gjuhës shqipe si lëndë e detyruar në arsimin e lartë ka gjetur përkrahjen e gjuhëtarëve.

Ata pranojnë se jo pak studentë kanë probleme me njohuritë në këtë lëndë por thonë se tagrin për ta përfshirë ne universitete gjuhën shqipe e kanë senatet akademike dhe jo qeveria.

Dhimitër Bello, Shef i Departamentit të Gjuhës FHF: Si nismë është shumë e mirë, por nuk duhet harruar fakti që Universitetet janë autonome. Pra duhet që vetë Universitetet ta vendosin këtë gjë, të kalojë nëpër senatet përkatëse dhe të përcillen në ministri ndryshimet.

Shefi i Departamentit të Gjuhës në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë Dhimitër Bello, thekson nevojën për rishikimin e kurrikulës së gjuhës shqipe në sistemin arsimor bazë edhe atë të mesëm.

Dhimitër Bello, Shef i Departamentit të Gjuhës FHF: Duhen bërë studime të posaçme sesi ka funksionuar kjo pjesë e kurrikulës në nivelin parauniversitar. Për të bërë ndërhyrjet e duhura nga specialistët e duhur me tekstet e duhura dhe më pas të kalohet në pjesën universitare, ku gjuha shqipe të shihet në funksion të programit përkatës që kanë zgjedhur.

Disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama tha se gjuha shqipe po përballet me një agresion të madh andaj duhet të zërë vendin e vet në universitet.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/gjuha-shqipe-ne-universitet-gjuhetaret-e-vendos-senati-akademik-jo-qeveria
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form