#tvora #rtvoranews
Zgjedhjet në Universitet do të mbahen në 30 korrik. Në lidhje me këtë vendim të Ministrisë së Arsimit ka bërë shpalljen edhe Rektorati i Universiteti të Tiranës. Kandidaturat e para për Rektor në Universitetin e Tiranës janë Mimoza Hafizi dhe Artan Hoxha, ndërkohë nuk ka ende një vendim nga ana e Rektorit aktual për të rikandiduar ose jo.
Ministria e Arsimit ka shpallur vendosur periudhën e procesit zgjedhor në Universitetin e Tiranës, proces, i cili sipas procedurës u shpall dhe nga Rektorati i këtij Universiteti.
Kështu 30 korriku është caktuar si data e mbajtjes së zgjedhjeve, ndërkohë ka nisur procesi i shpalljes së kandidaturave.
Rekori Mynyr Koni duke sqaruar të gjitha procedurat për organet drejtuese në Universitet, u shpreh se në proces pritet të ketë një numër të ulët votuesish si në radhët e studentëve ashtu edhe në stafin pedagogjik për shkak të pandemisë.
Koni: Situata penalizon 2/3 e studentave. Data e caktuar ka të bëjë me një periudhë kohore ku nga mesi i korrikut e tutje planifikohet edhe leja e zakonshme vjetore.
Menjëherë pas vendimit të Ministrisë së Arsimit për të nisur procesi i zgjedhjeve, studentët reaguan duke e konsideruar si një hap jo të drejtë për aq kohë sa nuk janë të gjithë studentët në Universitete.
Dy kandidaturat e para për Rektor deri tani janë znj Mimoza Hafizi dhe profesor Artan Hoxha, ndërsa Koni shprehet se pasi të analizoj kandidatët do të vendosë nëse do të futet në garë.
Koni: Pres sfidantët dhe në momentin e duhur do të bëj vlerësimet e mia dhe do të shpreh qëndrimin tim përkatës nëse do të vazhdoj të kandidoj për këtë proces apo jo.
Paraditen e kësaj të mërkure, Hafizi duke shpallur kandidaturën e saj për Rektore në Universitetin e Tiranës shprehu edhe rezerva në lidhje me periudhën kur ky proces do të zhvillohet.
?Shumë pedagogë e kanë quajtur ?thikë pas shpine? ndaj nesh, botës akademike. Por kjo është vetëm thika e radhës, që mjedisi ynë pëson nga politika?, shprehet në rrjetet sociale Hafizi.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/zgjedhjet-ne-universitet-mynyr-koni-do-vleresoj-kandidatet-me-pas-do-vendos-nese-do-te-futem-ne-gare
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp