Senati italian pritet të votojë sot për ta larguar nga Parlamenti ish-kryeministrin Silvio Berlusconi i cili u dënua për evazion fiskal. Partia e kryeministrit Enrico Letta ka dhënë sinjale se do të votojë kundër Berlusconit dhe vëzhguesit presin që miliarderi 77-vjeçar të përjashtohet.