Report TV - Koalicioni me PS, Meta vendos nesër, pritet takim me Ramën

Report TV 2017-07-05

Views 0

TIRANE- Kur kanë mbetur dhe 5 ditë nga regjistrimi në KQZ i koalicioneve, për Ilir Metën fitorja e të majtës së bashkuar, është e sigurt.

Nga Komiteti Drejtues Kombëtar, Meta rikonfirmoi se me të gjitha gjasat LSI, PDIU e PS do të shkojnë bashkë në zgjedhje.

Ndërkohë, burime të Report Tv pohojnë se të shtunën pritet të zhvillohet takimi final për çështje mes Ramës dhe Metës, ndërsa të hënën palët do të zyrtarizojnë rezultatin e këtij takimi, pra koalicionin ose jo.

Meta: PS-LSI-PDIU e kanë të sigurt fitoren në zgjedhje
LSI ka mbledhur sot Komitetin Drejtues të LSI ku në qendër të diskutimit ka qenë situata politike në vend dhe zgjedhjet, por dhe koalicioni.

Ne nisje te deklarates, kryetari Ilir Meta konfirmoi sot koalicionin e majte kur u shpreh se PS, lSI e PDIU me shumë se kurrë sot e kanë të lehtë fitoren.

?Koalicioni PS-LSI i cili fitoi përpara 4 vitesh në kushte shumë të vështira, bindshëm dhe në praktikë fitoi 84 manade, se një i humbi në Lundër për 15 vota, po nuk ka problem, fitoi qeverinë e Berishës, fitoi kur KQZ-së iu ndryshua përbërja në mënyrë antikushtetuese dhe kur iu la e gjithë KQZ-ja, Partisë Demokratike e natyrisht kryeministrit të asaj kohe z Berisha, natyrisht në një klimë jo të lehtë në terren, sidomos në shumë zona të vendit, unë besoj se sot një kolaicion i tillë e ka akoma më të thjeshtë për të fituar dhe për t?u konfirmuar, në zgjedhjet më të qeta, më normale, më demokratike që mund të ndodhin në vend. Mos të harrojmë faktorin PDIU që në atë kohë ishte me Berishën, sot është në një pozicion tjetër e kështu në vijim?.

Share This Video


Download

  
Report form