Shkarkohen drejtoreshat e Tatimeve dhe Doganave, zbulohet kush i zëvendëson

Report TV 2019-05-22

Views 1

TIRANE-Me propozim të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në mbledhjen e sotme të qeverisë janë liruar nga detyra drejtoreshat e Tatimeve dhe të Doganave, Vasilika Vjero dhe Belinda Ikonomi.

Belinda Ikonomi ashtu si Vasilika Vjero u emëruan në shtator të vitit 2016. Ndërkohë pas lirimit nga Tatimet, Ikonomi sot është emëruar në postin e zv/ ministres së Financave dhe Ekonomisë.

Report Tv mëson edhe emrat e rinj që janë emëruar te Tatimet dhe Doganat. Enton Duro nga drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Taksës së Pasurisë është emëruar drejtori i ri i Tatimeve, ndërsa Arlind Gjokuta, nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave emërohet në krye të drejtorisë së Doganave.

Po në mbledhjen e sotme të qeverisë është emëruar edhe Prefekti i ri i Shkodrës. Ai do të jetë Valdrin Pjetri, që u lirua nga detyra e Kryeregjistruesit pas shkrirjes së institucionit te ALUIZNI-t me Hipotekën në një të vetëm, që do të jetë Kadastra dhe do të drejtohet nga Artan Lame.

Share This Video


Download

  
Report form