Bashkimi i Tatimeve dhe Doganave nuk nis ne 2018-en

RTV KLAN 2018-05-03

Views 0

Bashkimi i Tatimeve dhe Doganave në një agjenci të vetme nuk do të bëhet në 2018-ën. Televizioni Klan ka mësuar se drejtoria e buxhetit është duke punuar për të finalizuar buxhetin e vitit të ardhshëm por nuk ka planifikuar ndarjen e fondeve për një agjenci të vetme, por për dy njësi të ndryshme, (tatime dhe dogana) njësoj siç funksionon edhe sot.

Deri tani Financat kanë arritur të realizojnë strukturën e ministrisë, por jo atë të institucioneve të varësisë, ku do të përfshihej Agjencia Kombëtare e të Ardhurave. Nëse për organikën e re, të gjitha minsitritë i kanë përfshirë drejtoritë që shkrihen, për Tatimet e Doganat proçesi do të jetë më i gjatë. Pikësëpari ministria duhet të punojë mbi reformën ligjore, ku duhet të ndryshohen ligjet fiskale, e më pas të bëjë riorganizimin e strukturës dhe punonjësve të agjencisë.

Burime zyrtare në këtë institucion sqarojnë se është duke u punuar për variantet dhe modelet e vendeve që kanë bërë këtë reformë dhe po diskutohet se për cilat drejtori do të jetë më efektiv bashkimi e për cilat jo. Ekspertë të Ministrisë së Financave dhe Tatimeve e Doganave janë dukur punuar mbi këto variante. Hapi i parë që është bërë është ai i bashkimit të grupeve të inspektorëve, për të ulur kostot e operimit dhe numrin e vizitave në biznese.

Në përfundim të vizitës, Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkoi që qeveria të mendojë dhe njëherë nismën për bashkimin e dy drejtorive, ndërsa nga ana e saj Ministria e Financave po e shtyn këtë reformë për ta filluar në një vit tjetër.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form