Meta: Të enjten Kuvendi nis dhe nuk do të mbarojë deri sa të miratohet reforma me konsesus

Ora News Lajme 2016-09-19

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Ditën e enjte në orën 10:00 Kuvendi nis dhe nuk do të mbarojë deri sa të mbarojë kjo reformë me konsesus? deklaroi kryetari i Kuvendit Ilir Meta pas takimit me Bashën.
Ilir Meta: Ka vetëm një plan, ai me konsensus. Jemi shumë pranë marrëveshjes. Falenderoj edhe Ramën dhe Bashën pasi kanë qenë mjaft konstruktiv pavarësisht retorikave pas takimeve. Janë plotësisht të angazhuar për miratimin me konsensus. Dua tju siguroj që të Enjten në orën 10: 00 Kuvendi nis me këtë cështje madhore. Dua të siguroj Washingtonin zyrtar dhe Brukselin se Republika e Shqipërisë do të hedhë një hap të vëret madhor dhe historik për dekadat që vijnë në drejtim të forcimit të shtetit ligjor dhe vetëm përmes konsensusit dhe sipas Venecias. Nuk mund të luftohet korrupsioni me korrupsion e krim të organizuar

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-ka-vetem-nje-plan-ai-me-konsensus-dhe-sipas-venecias/

Share This Video


Download

  
Report form