Kuvendi i Shqipërisë çeli sesionin e ri të punimeve, i cili pritet që të jetë i fokusuar në miratimin e ligjeve të Reformës në Drejtësi, Reformën Zgjedhore, por edhe të shumë ligjeve të tjera.
Seanca plenare nisi me betimin e deputetes më të re të Kuvendit të Shqipërisë, Dhurata Çupi, e cila zëvendëson Sherefedin Shehun, pasi dha dorëheqjen si deputet, pasi do të garojë në zgjedhjet e pjesshme lokale për kryetar bashkie që do të zhvillohen në Dibër në 11 Shtator.