Tatimpaguesi dixhital, aplikacioni për denoncimin e tatimeve e doganave- Ora News

Ora News Lajme 2016-04-17

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nëpërmjet një aplikacioni në telefon, që do të quhet tatimpaguesi digital, bizneset dhe qytetarët mund të dërgojnë pyetje për administratën e tatimeve dhe doganave, si dhe të bëjnë denoncime. Projekti që pritet të konkretizohet së shpejti është lancuar nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj gjatë takimit me tatimorët dhe doganierët e Fierit dhe synon përmirësimin e klimës së biznesit.
Ahmetaj: Shumë shpejt do të lancojmë një aplikacion i cili do të jetë shumë i thjeshtë edhe në telefonat tuaj, që do të quhet tatimpaguesi dixhital. Përmes këtij aplikacioni, nga tel tuaj ju mund të komunikoni me ne, me tatimet, me doganat përmes qendrës operative në Ministrinë e Financave, sipas tre kategorive kryesore që janë sugjerim, pyetje dhe denoncim.
Ahmetaj ka apeluar biznesin që të dërgojë pranë ministrisë së Financave propozimet për lehtësimin e procedurave tatimore, të cilat do të materializohen në paketën fiskale 2017.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/aplikacioni-per-denoncimin-e-tatimeve-e-doganave/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS