Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Afrimi i sezonit ka shtuar nevojën për promovimin e zonave të mbrojtura të Vlorës, një nga bashkitë e rrethuara prej tyre. Rreth 30 milionë lekë në total do investohet për një qendër të re informacioni për gadishullin e Karaburunit, qendrat e informimit në Llogora, Eadhimë, etj.
Vlorë-Zonat e mbrojtura ne qarkun e Vlorës do të kenë një vëmendje të veçantë kryesisht në promovimin e tyre, menaxhimin dhe monitorimin e vazhdueshem. Në një takim në bashkinë e Vlorës kreu i zonave të mbrojtura të Shqiperisë Zamir Dedej i shoqëruar nga diplomatët suedezë dhe sllovenë, renditi prioritetin e investimeve 30 milionë lekë të reja.
Zamir Dedej: Do të ketë një investim 40-50 mijë dollarë për qendrat e informimit ne Radhime dhe Llogora , gjithashtu do të alokohen 250 mln lek të vjetra për një qendër të re informacioni vetëm për gadishullin e Karaburunit si dhe rrethimin e zonave të mbrojtura. Zona e mbrojtur e Sazan ?Karaburuninit përbën një shembull tipik të perqasjes së mjedisit për një zhvillim të qëndrueshëm mbi baza politikash mbrojtëse , që të kemi përherë një mjedis të shëndetshëm. Qyteti ka nevojë për vemendje, mjedisi gjithmone e me teper.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/vlore-30-mln-leke-per-promovimin-e-zonave-te-mbrojtura-gati-aplikacioni-turistik/