Kombëtarja shqiptare e futbollit do të ketë një mbështetje të madhe sonte në mbrëmje ndaj Turqisë edhe pse atmosfera nuk ka qenë shumë elektrizuese në qytetin e Shkodrës si në ndeshjet e kaluara. Për këtë duel janë shitur rreth 10 mijë bileta, ku 1 mijë prej tyre i përkasin tifozerisë mike, asaj të Turqisë.
Ashtu si në çdo takim ku luan kombëtarja shqiptare, prezent në stadium do të jetë edhe tifogrupi ?Tifozat Kuqezi?, të cilët do të qëndrojnë tek tribuna C5. Tifozët kanë ardhur nga të gjitha trojet shqiptare, por edhe nga diaspora. Nuk do të mungojnë në këtë përballje as plisat e Prishtinës, të cilët janë të kudondodhur ku luan kombëtarja.
Në stadium do të jenë edhe tifogrupe të tjera mbështetëse të ngjyrave kuqezi, të cilët do të përgatisin një atmosfere të ngrohtë për skuadren kombëtare. Shqipëria e ka patur gjithmonë me vete lojtarin e saj të 12, tifozët. E sonte në mbrëmje duhet ta shpërblejnë me fitore sakrificën e tyre.