Miqësorja Shqipëri Marok, inaguroi stadiumin e ri ?Loro Boriçi? në qytetin e Shkodrës. Përballja mes dy kombëtareve përfundoi pa gola, në barazim 0-0. Edhe pse të dy ekipet kishin mundësi për të kaluar në avantazh nuk kanë arritur që të shfrytëzojnë rastet e paraqitura. Kjo sfidë i parapriu ndeshjes së parë eleminatore për kupën e botës Rusi 2018 që do të jetë me 5 shtator me Maqedoninë. Në 45 minutat e para Shqipëria ishte më dominuese në lojën e saj por pa arritur të gjejë rrugën e golit. Në minutën e 19? Maroku kalon në avantazh por goli anullohet për pozicion jashtë loje. Kuqezinjtë provuan disa por pa konkretizuar siç duhet. Në minutën e 25? Hysaj kroson për Çikalleshin i cili brenda zonën godet por nuk shënjestron portën e miqve maroken. Skuadra kundërshtare tenton me Buhador dhe Tannane duke shfrytëzuar kundërsulmet por katërkëndëshi i Berishës mbetet i paprekur.