Shqipëri-Norvegji, tifozë dhe festë në rrugët e Tiranës

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANË - Pak orë na ndajnë nga ndeshja Shqipëri-Norvegji. Ndërkohë rrugët e Tiranës gumëzhijnë nga atmosfera festive shpërthuese dhe janë të tejmbushura me tifozë, të ardhur nga gjithë trojet shqiptare dhe shqiptarët e diasporës, e sidomos nga Kosova. Duke ecur grupe grupe nëpër trotuarë apo përshëndetur entuziastë nga makinat e mbushura me simbole kombëtare, e duke kënduar apo britur: "Shqipëria", "Kosova", "Çamëria" .

Por nuk mungojnë as tifozët norvegjezë, të cilët e kanë ndjekur ekipin e tyre kombëtar prej skajit verior të Europës. Si përherë shumëfishohen edhe tregtarët ambulantë, sidomos tregtarët e flamujve, kapeleve, borive, që kanë mbushur të dyja anët e bulevardit "Dëshmorët e Kombit", i cili kuqëlon sa nga tregtarët, aq edhe nga bluzat e veshura kuq e zi të tifozëve.

Share This Video


Download

  
Report form