Report TV - Baba Mondi: Shqiptarët të mos braktisin vendin, dashuri për njëri-tjetrin

Report TV 2019-03-29

Views 1

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dedebaba Edmond Brahimaj, ka zhvilluar një ceremoni për të gjithë besimtarët bektashianë që festojnë sot ?Sulltan Novruzin?. Në fjalën e tij ai i kërkoi shqiptarëve të mos braktisin Shqipërinë

?22 marsi do na nxisë dita ditës për më shumë dashuri me njëri tjetrin. I lutem Zotit lart për një të ardhme sa më të mirë dhe jo numëro këto realitet të trishtuar. I them të rinjve shqiptarë të mos e braktisin e Shqipërinë por të rrinë këtu dhe të marrin në duar fatet e tyre dhe të Kombit. Zoti i bekoftë të gjithëve amin?, -u shpreh ai.

Baba Mondi u ndal edhe në tragjedinë e ndodhur në Zelandën e Re, ku shumë persona u vranë duke falur namazin në xhami. Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve dënoi aktin e terrozimin.

?Këto ditë jemi luttur për 50 besimtarët myslimanë që u vranë në një xhami në Zelandën e Re.Te kthehet në paqe shpirti i tyre, duke dënuar çdo akt dhune dhe terrorizmi?- tha ai.

Share This Video


Download

  
Report form