Lulzim Basha u kerkon te rinjve te mos braktisin vendin | Lajme - News

RTV KLAN 2020-06-16

Views 0

Në turin e takimeve me bizneset e prekura nga pasojat e pandemisë së Covid-19 në Bashkinë e Kamzës, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ka kërkuar të rinjve të qëndrojnë në Shqipëri dhe të mos braktisin vendin për shkak të keqqeverisjes.

Për kryetarin e opozitës, gjendja në të cilën ndodhet ekonomia dhe papunësia është për faj të keqmenaxhimit dhe shpërndarjes së parave të buxhetit për disa biznese të caktuara dhe jo për qytetarët.

?Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të gjithë të rinjtë shqiptarë, madje për të marrë edhe ata që janë larguar. Ajo që duhet është që burimet e vendit, pasuritë e vendit dhe taksat tuaja dhe të prindërve tuaj të shkojnë për ekonominë dhe të shkojnë për t?ju ndihmuar juve, sepse sot gjithçka po punon për 5 veta?.

Lulzim Basha u ka kërkuar bizneseve dhe qytetarëve që të bashkohen të gjithë për t?ia kthyer Shqipërinë shqiptarëve.

?Zullumit po i vjen fundi. Veç të bëhemi të gjithë bashkë dhe t?ia kthejmë Shqipërinë shqiptarëve. Institucionet, taksat, buxhetin, ekonominë t?ua kthejmë shqiptarëve. Dhe të jesh i sigurt, kur ta bëjmë këtë, do të ketë shanse për rininë dhe për këdo tjetër. Shanse për punësim, shanse për mirëqenie?, theksoi kreu i opozitës.

Partia Demokratike thotë se situata ekonomike e familjeve është e vështirë, aq sa detyrohen të marrin ushqime me lista, ndërsa bizneset kanë rënie të xhiros dhe ndihma financiare që dha qeveria për ta është e pamjaftueshme nëse llogariten faturat e dritave, ujit dhe qirasë.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form