Ora News - U kapën me 53 kg heroinë në Spanjë, dy shqiptarët mbrojnë njëri-tjetrin në gjyq

Ora News Lajme 2018-05-30

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në seancën e dytë gjyqësore, dy shqiptarë që akuzohen për trafikimin e 53 kg heroinë me një automjet ?Porche Cayenne?, nga Gjermania drejt Spanjës, i kanë mohuar akuzat. Prokurorët insistuan se kishin prova për lidhjet e bosëve shqiptarë me shpërndarësit e drogës.

Në përballjen me togat e zeza spanjolle, 2 shqiptarët mohuan akuzat për trafikun ndërkombëtar të drogës. Rinush.G, i cili u arrestua me 53 kg heroinë në mars të vitit 2016, u tha gjykatësve se nuk kishte dijeni se droga ndodhej në makinë. Ai po drejtonte një automjet luksoz, tip ?Porche Cayenne?, kur policia sekuestroi heroinën me vlerë mbi 2.5 milionë euro, ndërsa në makinë ndodhej edhe shqiptari tjetër Sokol.R, i cili akuzohet nga prokuroria si personi që merrej me pagesat në Galicia. Në ballafaqimin në sallën e gjyqit, Sokoli pranon disa udhëtime në Barcelonë dhe se i kishte dhënë para Rinoshit, por për makinën që do të sillte nga Gjermania, ku edhe u sekuestrua droga.

Në sallën e gjyqit u theksua se shqiptari tjetër në kërkim Nikolin.A është bosi i këtij rrjeti kriminal, të cilit i janë arrestuar 6 anëtarë, 2 shqiptarët dhe 4 spanjollë. Ata rrezikojnë një dënim total prej 80 vitesh burg dhe një gjobë që shkon deri në 9.5 milionë euro. Gjatë përballjes në gjyq, shqiptarët e kanë mbrojtur njëri-tjetrin, duke mohuar akuzat e drogës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/u-kapen-me-53-kg-heroine-ne-spanje-dy-shqiptaret-mbrojne-njeri-tjetrin-ne-gjyq

Share This Video


Download

  
Report form