Report TV -Vritet me armë “Nardi i Bujtinave” në Shkodër

Report TV 2019-03-20

Views 5

Vritet në fshatin Grudë të njësië administrative Gruemirë, biznesmeni Ferdinand Polia, i cili kishte në pronësi bujtinën Polia në zonën turistike të Thethit. I njohur për të gjithë si Nardi i bujtinave, 35-vjeçari u qëllua me armë zjarri, ndërkohë që ishte duke udhëtuar me automjet. Në momentin e ngjarjes viktima ka qenë i shoqëruar nga një person tjetër i cili ishte në automjet me të.

Ai është dërguar në spital ku dhe ka ndërruar jetë pasi nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra. Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Policia ka gjetur një motor të djegur tek Ura e Mesit në Shkodër, i cili dyshohet se është përdorur nga autori që ka kryer vrasjen.

Ferdinand Polia kishte jetuar për shumë vite si emigrant në Itali dhe ishte kthyer në vend vetëm për të hapur bujtinën e tij

Jo pak herë, ai ka paraqitur shqetësimin lidhur me infrastrukturën në zonën e Thethit, ku kishte dhe bujtinën e tij të njohur me emrin Polia.

Në një lidhje telefonike për Report Tv në Janar të këtij viti Polia kërkonte ndërhyrje nga bashkia për rregullimin e infrastrukturës, pasi kishte patur kërkesa për të vizituar Thethin nga turistët edhe në dimër.

Në profilin në booking.com bujtina e tij paraqitet si mjaft e preferuar nga turistë nga vende të ndryshme të botës, të cilët kanë lënë komente pozitive mbi të.

Share This Video


Download

  
Report form