Report TV - Kurbin, 21-vjeçari vritet me armë zjarri në një lokal me muzikë live

Report TV 2016-02-25

Views 2

KURBIN- Një vrasje me armë zjarri është regjistruar gjatë natës në fshatin Gjorm të Kurbinit. Burime nga policia bëjnë me dije se viktimë e kësaj ngjarjeje ka mbetur një 21 vjeçar me emrin Ervis Zyba, ndërsa nuk dihen ende autorët e krimit apo shkaqet që i morën jetën të riut.

Po sipas policisë mësohet se vrajsa ka ndodhur rreth orës 02.00 në një lokal nate me muzikë live pranë autostradës Milot-Fushkrujë, gjatë një sherri banal mes të rinjve.

Policia ka bërë të ditur se ka identifikuar autoret e këtij krimi dhe po punon për kapjen e tyre. Të rinjtë fillimisht janë grindur për rrethana ende të paqarta brenda lokalit që ndodhet pranë supërstrades.

Më pas sapo ka dalë nga lokali 21-vjeçari është qëlluar me dy plumba pistolete. Ai nuk mundi t?iu mbijetojë plagëve të marra, duke gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa autoret janë larguar me shpejtësi në drejtim të Fushë-Krujës, pasi kanë kryer krimin.

Burime nga grupi hetimor i cili është ngritur për ngjarjen bëjnë të ditur se shkak ka qenë edhe konsumi i tepërt i alkoolit si nga viktima ashtu edhe nga autoret.

Ndërkaq është ndaluar edhe pronari i lokalit ku ndodhi krimi pasi aktiviteti dyshohej së zhvillohej pa licensë duke detyruar Krimin Ekonomik në Drejtorinë e Policisë në Lezhë të nisë edhe hetime në lidhje me rastin në fjalë.

Policia ka bërë të ditur se ka identifikuar autoret e ngjarjes, por emrat e tyre nuk bëhen të ditur për arsye të hetimit. Ata janë shpallur në kërkim, ndërsa postblloqet e ngritura nga policia menjëherë pas ngjarjes nuk kanë bërë të mundur ende kapjen e tyre.

Share This Video


Download

  
Report form