SHKODER - Një 35-vjeçar humbi jetën pasi u qëllua me armë ndërsa ishte duke udhëtuar me makinë në lagjen "Gjihadol" të qytetit të Shkodrës.
Valter Çoba u dërgua në spitalin e Shkodrës ne gjendje te rende shendetesore, por nuk mundi te mbijetoje plumbit në kokë. 35-vjecari u gjet i plagosur mbi timon.
Pasi ka qëlluar ndaj 35-vjeçarit Çoba, autori ende i paidentifikuar, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes pa lënë gjurmë duke u ndihmuar edhe nga errësira.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plagosjes dhe identitetin e autorit.