Kandidatët për president të shtetit fushatën e tyre në rrjetet sociale e kanë filluar akoma pa filluar zyrtarisht fushata. Beteja më e ashpër virtuale po zhvillohet mes kandidates së VMRO DPMNE-së Gordana Siljanovska dhe atij të pushtetit Stevo Pendarovski. Ekspertët kërkojnë që kandidatët të bëjnë fushatë me dinjitet, në të kundërtën nuk mund t?i bindin qytetarët që të dalin në votim.