http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ish-ministri i financave Arben Ahmetaj, tashmë deputet i kërkoi Autoritetit të Konkurrencës që të nisë një hetim të thelluar per kompanitë ajrore lidhur me çmimet e biletave. Sipas tij, janë dy linja kryesore që mbajnë peshën më të madhe të fluturimeve që ofrojnë tarifa të pajustifikueshme për konsumatorë. Për ish-ministrin kostot arrijnë deri në 200 milion euro në vit.Shqetësimi im është që duket sikur është një treg i lirë, por në fakt janë dy kompani, Alitalia si dhe Austrian Airlines që për të njëjtat segmente fluturimi ofrojnë çmime disa herë më të lartë se kompanitë e tjera. Sipas një përllogaritjeje kostot që rëndojnë tek konsumatori kapin shifrën e 200 milionë eroreve. Mendoj se ky është një treg që ka nevojë për një investigim më të thelluar si dhe të dalim me rezultate konkrete?- u shpreh Ahmetaj.Deri më tani qeveria ka bërë një auditim të kontratës koncesionare të aeroportit ?Nënë Tereza?, nga ku rezultoi se ka një disbalancë ekonominë në dëm të shtetit, pasi kompania ka një normë të lartë fitimi.Nga ky auditim, qeverisë i lind e drejta të kërkoj rishikim të kontratës, me synim ulje të tarifave aeroportuale, çka për rrjedhojë do të ndikojë në ulje të çmimit të biletave.Duke raportuar në komision, lidhur me punën e autoritetit të konkurrencës, drejtuesja e këtij institucioni tha se rekomandimet shpesh herë shpërfillen nga institucionet.?Kemi bërë rekomandime për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, si në rastin e koncesionit të SGS, kolaudimit të makinave ashtu edhe për koncesionin e portit të Durrësit kaladën lindore. Për të dy këto raste kemi dhënë rekomandime për ndryshime të kuadrit ligjor. Por nuk janë marrë në konsideratë nga ministria. Kemi dhe disa shkresa zyrtare që i kemi dërguar këtij institucioni, por nuk kemi patur ndrysshim të situatës?-u shpreh Juliana Latifi, kryetare e AK. Në vitin që lamë pas, autoriteti ka vjelë rreth 269 milion lekë gjoba, si pasojë deformimit të konkurrencës në disa tregje.