Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe ish sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani janë thirrur në Prokurori për të dëshmuar te enjten mbi kontratat e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA. Basha është thirrur në dijeni të kreut të partisë nëse ka apo jo dijeni për pagesat e lotimit, ndërsa Ristani është thirrur si personi që mund të ketë mbajtur lidhje dhe negociatat me kompanitë.
Televizioni Klan ka mundur te zbardhë më herët letër-porosinë e mbërritur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbi këto kontrata. Janë gjithsej 675 mijë dollarë të cilat janë përdorur për lobim nga PD në pranverën e vitit 2017, disa muaj para zgjedhjeve parlamentare te atij viti të zhvilluara në 25 Qershor.
Vetë Partia Demokratike ka paguar nga llogaritë e saj 75 mijë dollarë me qëllim promovimin e liderit konservator Lulzim Basha. Janë tre këste me nga 25 mijë dollarë, të cilat kanë dalë nga financat e PD-së dhe janë të justifikuara.
Por në materialin e mbërritur në Prokurorinë e Tiranës janë edhe disa kontrata të tjera që janë lidhura për lobimin e PD.
Gazetaret e Tv Klan e kanë konsultuar materialin e mbërritur në Prokurorinë e Tiranës, në të cilin flitet për katër kontrata me vlerë 600 mijë dollarë, origjina e të cilave është e dyshimtë.
Paratë vijnë nga kompania Biniata Trade.
Kjo kompani, sipas materilalit të mbërritur nga Shtetet e Bashkuara, ka pronarë dy shtetas rusë. Nga kjo firmë drejt kompanisë se lobistit Nikolas Muzin janë nisur katër pagesa me nga 150 mijë dollarë dhe qëllimi i këtyre parave është lobimi i Partisë Demokratike Shqiptare.
Sipas kontratave paratë do përdoreshin për takime me administratën e Presidentit amerikan Donald Trump, kongresmenë amerikanë dhe intervista në media të ndryshme në SHBA.
Tv Klan