Kontratat e lobimit, Basha: Rama të presë hetimet!

RTV KLAN 2018-05-12

Views 0

Kryeministrin Edi Rama, i cili i kërkon të bëjë transparencë për kontratat e lobimit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ftoi të presë hetimet e nisura nga organi i akuzës. Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar Basha tha se të gjitha veprimet financiare të Partia Demokratike janë në përputhje me ligjin.

Ish-Kryeministri Berisha thotë se këto akuza kanë për qëllim të mbulojnë përfshirjen e familjarëve te Kryeministrit Rama në trafikun e 613 kilogramëve kokainë të kapur në Durrës. Sipas tij, kryeministri po mbahet peng jo vetëm nga ish?Ministri i Brendshëm, Tahiri, por edhe nga ministri aktual, Fatmir Xhafaj.

Duke folur me shqetësim për një artikull të publikuar në Deutsche Welle, Berisha akuzoi pasardhësin e tij se e ka kthyer Shqipërinë në korridorin ballkanik të trafikimit të drogës në Europë.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form