Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka bërë thirrje kryeministrit të presë me qetësi rezultatet e Prokurorisë, për çështjen e kontratave të lobimit. Basha tha se Partia Demokratike i ka bërë të qarta të gjitha aspektet financiare, por Rama kërkon të tërheqë vëmendjen nga sabotimi i drogës së Maminasit dhe lirimi i Sajmir Tahirit. Ndërsa ish-kryeministri Berisha tha se Rama kërkon të fshehë zhvillimet që do të shënojnë fundin e tij.
Shpifje që synojne tërheqjen e vëmendjes nga probleme të thella që po kalon vendi, i ka quajtur kryetari i opozitës Lulzim Basha, akuzat e Partisë Socialiste për çështjen e kontratave të lobimit.
Në fund të mbledhjes së Partisë Demokratike, Basha dha dy arsye pse qeveria është fokusuar në luftë kundër opozitës.
Basha: PD i ka bërë të qarta si drita e diellit të gjitha aspektet financiare dhe zgjedhore të saj dhe gjithçka ka dalë në përputhje me ligjin. As ulërimat e Edi Ramës, as dëshpërimi i Taulant Ballës nuk mund të tërheqin vëmendjen nga fakti se përmes një takimi sekret ditën e premte në një spital në Kombinat dhe përmes mekanizmave të tjerë korruptivë po përgatiten dy mënxyra të mëdha: Sabotimi total i hetimeve të kokainës së Maminasit dhe lirimi i Sajmir Tahirit.
Basha tha se ishte Partia Demokratike ajo që muaj më parë inkurajoi Prokurorinë të hetojë çështjen e kontratave të lobimit.
Basha: Ju kujtoj që kemi qenë ne të parët që kemi kërkuar verifikimin nga prokuroria, të presë Edi Rama verifikimin nga prokuroria. Dje na doli një lajm që po verifikoka dhe FBI. Kur verifikon FBI zakonisht nuk e di as presidenti i Amerikës, por këtu doli. Nëse është ashtu të presim hetimin pse ngutet? Të presim rezultatet e hetimit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lobim-me-dollare-rus-basha-prokuroria-po-verifikon-rama-te-prese-me-qetesi