Basha sqaron kontratat e lobimit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-07-13

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lulzim Basha mohoi akuzat e bëra për financime të dyshimta të kontratave të lobimit të PD në SHBA. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai tha se çdo dokument është bërë publik e për çdo dyshim tjetër po heton FBI dhe prokuroria shqiptare.
?Partia Demokratike ka bërë atë kontratë që ka bërë, që e ka publike, dhe ka bërë ato pagesa që ka bërë. Kjo është e vërteta?
Zëri i Amerikës: Pra, firma Muzin nuk tregon të vërtetën? ?
Lulzim Basha: E për çdo gjë tjetër ne i kemi kërkuar prokurorisë në Shqipëri dhe FBI-së në hetojnë. Partia Demokratike nuk ka shkelur asnjë ligj, nuk ka asnjë para të pistë në këtë mes, ndryshe nga afera e famshme e thyerjes së ligjeve amerikane me foton me Obamën dhe me burimet e panjohura të parave, që paguan për këtë të tjerët. Partia Demokratike është tërësisht transparente, krejtësisht e hapur, kështu që kjo nuk është çështje.?
Zëri i Amerikës: Firma Muzin, sipas kësaj që po thoni ju, duket se ka përdorur emrin e partisë tuaj për çfarëdo problemi që ka patur vetë. Pra, iu ka prishur juve imazhin. Pse nuk e denonconi ju këtë firmë për të pastruar emrin tuaj, sepse del emri i partisë tuaj gjithmonë?Lulzim Basha: Aspak. Partia Demokratike i ka deklaruar gjithmonë në mënyrë transparente marrëdhëniet e saj dhe financat e saj, ndryshe nga Partia Socialiste në të kaluarën dhe në të sotmen.
Basha foli edhe per bllokimin e shkollës se magjistraturës. Faji sipas tij është i qeverisë Rama.
?E rëndësishme është të kuptojmë se çfarë po ndodh. Vetting-u i gjyqtarëve dhe prokurorëve po ecën me këto ritme të ngadalta pasi Partia Socialiste ka hedhur poshtë kërkesën edhe të organeve të vetting-ut edhe të opozitës për t?u pajisur me një buxhet të mjaftueshëm dhe me burime njerëzore, në mënyrë që vetting-u të ecë më shpejt. ?Nga kjo gjendje dilet vetëm duke u rikthyer te konsensusi kushtetues dhe duke u rikthyer te Kushtetuta, e cila u miratua me 140 vota.?
I pyetur për deklaratën e tij për 3.4 milionë eurot e zbuluara në Durrës, Basha tha se partnerët e huaj i besojnë PD-së.
?Partia Demokratike ka një bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, për të cilët lufta ndaj krimit të organizuar, trafiqeve të drogës dhe korrupsionit është një prioritet absolut??
Lidhur me teatrin, Basha tha se kryeministri Rama ka një plan të fshehtë për ndërtimin e kullave në zemër të Tiranës duke grabitur pronat publike.

Share This Video


Download

  
Report form