Report TV - A do i ulni palët në tryezë? Meta 'heq dorë': I bëra me kohë të gjitha veprimet e mia

Report TV 2019-03-18

Views 0

A do të ndërmarrë iniciativë për të ulur në tryezë të përbashkët palët politike, pas vendimit të opozitës që tashmë ka dalë jashtë Parlamentit dhe protestave antiqeveritare?! Presidenti Ilir Meta thotë se i ka bërë detyrat e tij me kohë, dhe tashmë nuk i mbetet më asgjë në dorë. Ajo se çfarë i mund të bëjë, sipas Metës, është vetëm një thirrje për reflektim nga të gjithë!

"Dua t?ju siguroj ju dhe të gjithë shqiptarët se Presidenti ka bërë të gjitha veprimet e tij prej kohësh për të evituar këtë krizë serioze, jo vetëm politike, kushtetuese, institucionale por tashmë edhe përfaqësimi. Është për të ardhur keq që palët kanë nxituar dhe nxitojnë për ta thelluar këtë krizë, por përsëri është detyra ime të bëj thirrje për reflektim nga të gjithë, sepse duhet të shikojmë interesin e vendit dhe të qytetarëve tanë të cilët kërkojnë normalitet, por njëkohësisht dhe të vazhdojmë të shtojmë kontributin e Shqipërisë si faktor stabiliteti në këtë rajon ende me sfida të rëndësishme. Kjo situatë e brendshme nuk na ndihmon në këtë drejtim", tha kreu i shtetit në përgjigje të interesit të gazetarëve për krizën politike në vend.

I pyetur për një koment mbi qëndrimet e ndërkombëtarëve, Meta tha se palët duhet që të marrin përgjegjësinë e duhur, dhe nuk duhet të fshihen pas ndërkombëtarëve.

Mendoj se klasa politike shqiptare duhet të marrë përgjegjësitë e saj dhe nuk duhet të fshihet pas asnjë ndërkombëtari, siç ka ndodhur deri tani dhe çështjet duhet të zgjidhen me dialog në mënyrë transparente, në mënyrë parimore, larg pazareve dhe keqpërdorimeve qoftë edhe të ndonjë ndërkombëtari.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, u shpreh kundër dhunës në protestën që opozita e bashkuar mbajti më 16 mars tek Kryeministria dhe para Parlamentit.

"Tema që sapo pata kënaqësinë të merrja pjesë me Monsinjor Vincenzo Paglia-n ishte për të promovuar kulturën e dashurisë dhe kundër kulturës së mënjanimit. Besoj që kjo është e vlefshme edhe për temën më të mprehtë për të cilën ju më pyesni", përfundoi Meta.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS