Report TV - Hiqen blloqet, prezantohen tabletët e Policisë Rrugore ku do të bëhen të gjitha veprimet

Report TV 2019-02-26

Views 6

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka shpërndarë të martën rreth 250 tableta për punonjësit e policisë së qarkullimit rrugor.

Veliu tha se në kuadër të qëllimit për të rritur edhe më tej sigurinë rrugore, për përgjysmimin e jetëve të humbura për shkak të aksidenteve vjen edhe iniciativa dhe pajisja e punonjësve të Policisë Rrugore me 250 sete (tabletë, printer dhe aksesorë), që është mundësuar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, duke mundësuar që gjithë veprimet, që aktualisht bëhen manualisht nga punonjësit e Policisë Rrugore për plotësimin e masës administrative në bllokun e gjobës të hidhen në tabletë, përmes aplikacionit.

?Vënia në përdorim e këtyre pajisjeve rrit ndjeshëm cilësinë dhe shpejtësinë e shërbimit të ofruar për qytetarët, njëherazi optimizon përdorimin e burimeve njerëzore nga Policia e Shtetit, pasi 80-90% e fletë-gjobës plotësohet automatikisht.  Sapo vendoset targa e automjetit të dhënat plotësohen automatikisht nga aplikacioni, gjoba ruhet direkt në sistem, duke eliminuar kohën e hedhjes manuale dhe duke kursyer burimet njerëzore, si dhe duke evituar gabimet gjatë hedhjes në sistemin e gjobave. Po ashtu qytetarët do të kenë mundësi të paguajnë vlerën e gjobës online përmes e-Albania?, bëri të ditur Veliu.

Share This Video


Download

  
Report form