Report TV -10 veprimet që ju çojnë nga nesër drejt burgut, që nga thyerja e rregullave kohë epidemie

Report TV 2020-05-11

Views 0

Nesër hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal, të miratuara nga Parlamenti gjaë seancës së 16 prillit. Ndryshimet kriminalizojnë për herë të parë thyerjen e karantinës në kohë epidemie si dhe presionin psikologjik ndaj anëtarëve të rrethit familjar, ndërsa rrisin dënimin deri në 3 vite burg për dhunën në familje nga 2 vite që ishte. Nga nesër 10 veprime përbëjnë vepër penale dhe dënohen me burg. Deri më sot sjellje të tilla nuk ishin të ndaluara ose thjeshtë përbënin shkelje të lehta, që mund të ndëshkoheshin me gjobë. 7 vepra të reja penale kanë të bëjnë me thyerjen e karantinës në kohë epidemie dhe përhapjen e infeksionit me dashje apo pa kujdesia. Nga nesër, shkelja e udhëzimeve të autoriteteve shtetërore në kohë epidemie, dënohet me gjobë ose deri në 6 muaj burg. Thyerja e rregullave nga biznesit dënohet me gjobë deri në 2 vite burg. Thyerja e karantinës dënohet me burg deri në tre vjet burg, ndërsa përhapja e infeksionit në mënyrë të qëllimshme dënohet deri në 5 vjet burg dhe deri në 7 vjet burg kur përhapja e infeksionit ka sjellë pasoja të rënda. Këto veprime dënohen me burg deri në 23 qershor 2020, që përkon me shtyrjen e gjendjes së fatkeqësinë natyrore. Ndërkaq, deri në 3 vjet burg do të dënohet presioni psikologjik ndaj gruas, ish-gruas, bashkëjetueses ose personit në lidhje apo ish-lidhje intime. Me tre vjet burg do të dënohet edhe presioni psikologjik dhe dhuna ndaj gruas, ish-gruas, bashkëjetueses ose personit në lidhje apo ish-lidhje intime, morave, nipave, mbesave, vëllezërve, prindërve, vjehrrit, vjehrrës, nuses, kunatës etj. Kur kjo vepër përsëritet dënohet nga 2 deri në 5 vjet burg.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS