Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me banorë në Berat gjatë në kuadër të aktivitetit 'Bashkia që Duam', tha se opozita ka ikur në drejtim të paditur, por kjo nuk është në fokusin e qeverisë pasi beteja kryesore e saj është me problemet e popullit. Rama tha se ata që kanë vendosur të braktisin detyrën dhe të dalin në protestë dëmtojnë ekonominë e vendit pasi prishin imazhin në sy të turistëve.
Rama tha se gjatë qeverisjes së tyre qyteti i Beratit ka ndryshuar shumë dhe numri i turistëve po rritet dita ditës.
"Ne nuk e kemi betejën me ata që kanë kthyer kurrizin dhe kanë ikur në drejtim të paditur. Ne betejën e kemi me hallet dhee problemet e njerëzve. Ne betejën e kemi me papunësinë më varfësrinë, me korrupsionin, me ata që vahdojnë ende të jenë në zyrat e shtetit edhe pse nuk i meritojnë ata karrige. Qyteti ka ndryshuar shumë por ka ende dhe shumë për të bërë. Këtu në Berat ne i kemi kthyer sytë nga e ardhmja duke krijuar një hapsirë ku rritet cdo ditë numri i turistëve. Kjo ëshsë një zonë ku potenciali për të zhvilluar jo vetëm bujqësinë por edhe turizmin është shumë i madh. Unë besoj se shembujt e parë që kanë nisur flasin vetë.
Ata që kanë vendosur të braktisin detyrën e të dalin në rrugë duke bërë thirrje për ndryshim të qeverisë me dhunë. Dukej sikur më në fund ishte krijuar maturia për të mos bërë sjellje të tilla por Partia Demokratike dhe ajo tjetra që është simotra e njërës apo tjetrës sipas radhës kanë ndërmarrë këtë akt. Qeveria nuk preket dot. Po të ishte për qeverinë nuk do t'i hynim fare këtij diskutimi. Po nga këto ngajrje preket Shqipëria në sytë e botës si një vend ku nuk duhet shkuar dhe nuk duhet investuar. Nëse urën për të ardhur këtu e kalojnë më pak vizitorë ka më pak të ardhura për ata që jetojnë këtu. Preket drejtpërdrejtë ekonomia e cdokujt. Ata që nisen nga Berati janë në të drejtën e tyre që mos na votojnë, duhet ta kuptojnë se nuk kanë cfarë i bëjnë qeverisë por vetes. Duke shkuar mbas bejhait në Tiranë con kudo mesazhin që të mos vijë këtu. Po të pyesni rreth e rrotull ata që tregtojnë në Tiranë, do t'iu thonë se pas 16 shkurtit, konsumi i tyre ra. dhe kjo punë nuk ka asnjë shans të mbarojë me prekjen e një fije floku të qeverisë", u shpreh Rama.