Ora News – Meta: Partitë të dialogojnë, çdo vonesë na çon në drejtim të paditur

Ora News Lajme 2017-07-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka kërkuar angazhim të partite politike për garantimin e zgjedhjeve të qeta dhe zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.
Meta: Të gjitha forcat politike në vend duhet të krijojnë klimën e duhur për zgjedhje të qeta, për të votuar në mënyrë të barabartë dhe të drejtë dhe kjo kërkon vullnet dhe dialog politik, mirëkuptim dhe përgjegjshmëri. Të gjitha forcat politike duhet të shprehin vullnetin maksimal për çështjen e dekriminalizimit, LSI është tepër e vendosur për të respektuar këtë proçes.
Duke komentuar çadrën e protestës së opozitës, Meta thotë se ky nuk është një fenomen i ri, teksa pranon se pothuajse në të gjitha zgjedhjet ka pasur probleme dhe klimë tensioni.
Meta: Çadra nuk është një fenomen i ri në Shqipëri, ka lindur që nga viti ?94 dhe në përgjithësi në të gjitha zgjedhjet në Shqipëri kemi pasur proçese zgjedhore të deformuara, me probleme dhe me klimë tensioni. Të gjithe shqiptarët meritojnë të shprehin vullnetin e tyre me votë të lirë dhe për të mos penguar zgjedhjet kërkohet një dialog politik mes të gjitha partive. Çdo vonesë na çon në një drejtim të paditur, ndërkohë që i vetmi drejtim i vendit tonë është integrimi drejt BE-së.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-partite-te-dialogojne-cdo-vonese-na-con-ne-drejtim-te-paditur/

Share This Video


Download

  
Report form