RTV Ora – Meta negociator për krizën: Do bëj çdo përpjekje për të rikthyer normalitetin

Ora News Lajme 2019-05-28

Views 0

#rtvora
Presidenti, Ilir Meta, ka pritur në takim 5 kryetarët e partive të qendrës së djathtë, ndërsa duket se ka pranuar të jetë udhëheqës në tentativën për të zgjidhur krizën politike dhe për të iniciuar një takim Rama-Basha. Kreu i Shtetit ka shprehur shqetësim për krizën poltike, ndërsa thotë se mos regjistrimi i partive opozitare në zgjedhje rrezikon pluralizmi.

Presidenti, Ilir Meta, ka pranuar të iniciojë një proces dialogu mes mazhorancës dhe opozitës në tentativë për të gjetur zgjidhje për krizën politike.

Pasi takoi kryetarët e partive politike të Grupimit të Qendrës së Djathtë, Kreu i Shtetit thotë se është e domosdoshme vendosja urgjente e dialogut për shmangien e përshkallëzimit të konfliktit, ndërsa sipas tij pluralzmi politik është në rrezik.

?Presidenti Meta nënvizoi se ka bërë çdo përpjekje për të nxitur zbatimin e reformës në drejtësi brenda afateve dhe parimeve kushtetuese që do të garantonin kontrollin e balancën e sistemit në një shtet funksional të së drejtës. Nëse kjo do të kishte ndodhur, kriza aktuale politike nuk do të kishte marrë këto përmasa.Kreu i Shtetit shprehu shqetësimin se mosregjistrimi i të gjitha partive opozitare të legjislaturës së fundit parlamentare rrezikon jo vetëm standardet e zgjedhjeve, por edhe pluralizmin politik në vend? thuhet në deklaratën për mediat të zyrës për shtyp të Presidencës.

Në njoftim thuhet më tej se kreu i shtetit, Ilir Meta, do të vazhdojë kontributin e tij, me të gjitha format e mundësitë për të kërkuar reflektimin e të gjithëve, me qëllim garantimin, jo vetëm të bashkëjetesës demokratike, por edhe ecurinë e suksesshme dhe të besueshme të reformave të lidhura me integrimin europian.

Në takim me Presidentin, ishte kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste Agron Duka, kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, ai i PBDNJ-së Vangjel Dule, Dashamir Shehi i LZHK-së dhe Fatmir Mediu i Partisë Republikane.

Mediu: Dua të falenderoj Presidentin e Republikës për një diskutim shumë të hapur në raport me kërkesën tonë. Besoj që ndajmë të njëjtin shqetësim që situata është problematike dhe të gjithë duhet të përpiqemi që të ndalojmë që vendi të shkojë në një konflikt që nuk i shërben interesave të qytetarëve shqiptarë dhe rrugës së integrimit tonë europian.Duhet të lexojmë qartë edhe mesazhet që kanë ardhur nga Berlini në takimin e djeshëm.

Presidenti i Republikës ka bërë të gjithë atë çfarë mundet ai në autoritetin e tij që reforma në drejtësi të jetë në përputhje me garantimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe interesave për të pasur një pushtet gjyqësor që ti shërbejë qytetarëve shqiptarë për të mos arritur në këtë ditë që të mos kemi Gjykatë Kushtetuese, Gjykatë të Lartë apo manipulim të institucioneve të tjera. Presidenti i Republikës po ashtu ka ndërmarrë iniciativa edhe me mazhorancën, edhe me opozitën dhe do të vazhdojë në këtë rrugë në mënyrë që zgjedhjet të jenë sa më përfshirëse, të jenë zgjedhje pluraliste dhe jo të devijojnë nga akset kushtetuese siç kemi shqetësimin dhe...

Share This Video


Download

  
Report form