Ora News – Meta: Seanca caktohet këto dy ditë pasi të rakordojmë çdo gjë me konsensus

Ora News Lajme 2016-09-20

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndërkombëtarët vijojnë takimet për reformën në drejtësi. Hapi tjetër i rëndësësishëm është miratimi i pr/ligjit për vettingun të cilin ndërkombëtarët kërkojnë miratimin e tij sa më parë.
Aktualisht në kryesinë e Kuvendit ka mbërritur ambasadori i SHBA-së Donald Lu, ndërsa kryetari i parlamentit përfundoi një takim me ambasadoren gjermane Susanne Schütz.
Në një prononcim për median Meta konfirmoi vijiminin e negoicatave për arritjen e një konsensusi.
Ilir Meta pas takimit: Çdo gjë do të ecë normalisht dhe në respekt të Kushtetutës institucioneve dhe afateve që kemi me partnerët ndërkombëtarë. Po diskutojmë për të përcaktuar sa më shpejt të jetë e mundur kohën e mbajtjes së seancës së duhur për të miratuar ligjin për vettingun dhe ligjet e tjera të domosdoshme.
Pyetja eshte: A do të mbyllet përpara mbylljes së muajit gusht votimi i 7 pr/ligjeve të paktën i Vettingut meqë pati një urgjencë të kërkuar nga ndërkombëtarët?
Ilir Meta pergjigjet: Jemi në një proces diskutimesh edhe me zotin Xhafa dhe Bylykbashi dhe me dy ambasadorët, Lu dhe Vlahutin, do të jemi në komunikim vazhdimisht dhe me kryetarët e grupeve parlamentare.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vlahutin-ne-aksion-per-7-ligjet-e-drejtesise-takim-me-meten/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS